No image

Teuta u eliminua nga Champions League pas dy humbjeve radhazi nga Sheriff Tiraspol, që fitoi 0-4 në Durrës dhe 1-0 në Moldavi.

Por pavarësisht humbjes në ndeshjen e kthimit në Moldavi, trajneri Edi Martini mori një tjetër goditje të rëndë, Lorenco Vila, pësoi një dëmtim të rëndë dhe u largua me barrelë nga fusha.

Në minutën e 38-të, sulmuesi i Teutës mori një goditje në kavilje pas ndërhyrjes së rëndë nga futbollisti i Sheriff Tiraspol, Kiabu.

Menjëherë stafi mjekësor erdhi në ndihmë të Vilës, i cili e kishte të pamundur për të vazhduar lojën. Ai la fushën me barrelë dhe shqetësoi jo pak stafin.

Me të mbërritur skuadra në Durrës, 22- vjeçari bëri një rezonancë magnetike, për të konfirmuar shkallën e dëmtimit.

Përgjigjja për diagnozën pritet të merret sot, teksa në kampin durrsak shpresojmë që Vila të mos ketë dëmtim serioz dhe të jetë gati për ndeshjen në Conference League ndaj Inter Club d’Escaldes.

Pas largimit të Dejvi Bregut dhe dëmtimit të Vilës, bregdetarët do të humbasin shumë cilësi në ofensivë.

Gjithsesi, stafi teknik shpreson që dëmtimi i Vilës të mos jetë i rëndë, dhe ai të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj d’Escaldes. /KFTEUTA/

 

Share Now

About Author

Related Post

Leave us a reply