No image

Pas një dite pushim të akorduar nga stafi teknik, Teuta iu rikthye sot në fushë përgatitjeve për ndeshjen e saj të parë në kompeticionin Conference League.

Në turin e dytë kualifikues shorti i ka vendosur përballë kampionëve të Andorrës, Inter Club d’Escaldes. Një kundërshtar i lehtë në letër, por që kërkon vlerësim maksimal për të kaluar më tej.

Në dispzocion të stafit teknik ishte i gjithë grupi i futbollistëve, me përjashtim të sulmuesit të talentuar Lorenco Vila për shkak dëmtimi.

Grupi është në gjendje optimale dhe gëzon një formë të mirë fizike, pavarësisht dy disfatave, optimizmi është i madh për të bërë një paraqitje dinjitoze në kompeticionin nr.3 të UEFA-s. /KFTEUTA/

Share Now

About Author

Related Post

Leave us a reply