No image

Teuta bën një tjetër lëvizje të zgjuar në merkaton e verës duke u përforcuar me dy vëllezrit e talentuar Adolf dhe Santiago Selmani.

Qendërmbrojtësi Adolf dhe sulmesi Santiago Selmani janë zyrtarisht pjesë e “Djemve të Detit”.

Adolf dhe Santiago Selmani, të cilët luajnë në rolin e mbrojtësit dhe sulmesit, në sezonin e fundit ishin pjesë e skuadrës së Laçit.

Adolfi vjen pas një sezoni mjaft të mirë me kurbinasit, me të cilët grumbulloi 23 ndeshje në të gjitha kompeticionet mes kampionatit, Kupës së Shqipërisë dhe Europa League.

Falë paraqitjeve sinjifikative me Laçin, ai fitoi një ftesë edhe nga kombëtarja Shpresa e drejtuar nga trajneri Alban Bushi.

Ndërkohë Santiago, i cili është 19-vjeç, nuk ka debutuar ende në Kategorinë Superiore, por është aktivizuar me të rinjtë e Laçit.

Të dy futbollistët i janë bashkuar sot skuadrës në seancën e radhës në kuadër të pjesëmarrjen në Conference League. KF Teuta iu uron Adolf dhe Santagio Selmanit shumë suksese me fanellën tonë. /KFTEUTA/

Share Now

About Author

Related Post

Leave us a reply