No image

Lorenco Vila nuk ia del. Dëmtimi që pësoi në turin e parë të Champions League kundër Sheriff Tiraspol, rezultoi më i rëndë seç ai dhe stafi teknik priste.

Sulmuesi i krahut ka dëmtuar kaviljen dhe do të qëndrojë jashtë fushave për 3-4 javë pas dëmtimit që pësoi.

22-vjeçari e ndoqi seancën stërvitore të skuadrës nga pankina, ndërsa i duhet të përdorë patericat për të lëvizur.

Stafi mjekësor bëri ekzaminimet e nevojshme dhe rezultoi që ai ka pësuar një frakturë te kocka fibula (kavilje).

Stafi mjekësor garanton se ky dëmtim nuk kërkon një operacion të veçantë, por Vilës do t’i duhet të qëndrojë jashtë fushave për rreth një muaj.


Mungesa e tij është një minus i madh për trajnerin Edi Martini, që gjithmonë e ka parë 22-vjeçarin si një zgjidhje të parë për repartin e avancuar.

Madje ishte ai që i dha besim talentit durrsak pas shkarkimit të Bledi Shkëmbit në dhjetor të 2019.

Teuta do të luajë në turin e dytë të kompeticionit më të ri të UEFA-s, Conference League kundër Inter Club d’Escaldes dhe stafit teknik do t’i duhet të gjejë një zëvendësues të denjë për 22-vjeçarin.

Pas largimit të Dejvi Bregut dhe dëmtimit të Vilës, limitohen opsionet për teknikun Martini, gjithsesi i riu Gruda është një alternativë për stafin teknik. /KFTEUTA/

Share Now

About Author

Related Post

Leave us a reply