No image

Blagoja Todorovski dhe Jackson Ferreira do të vazhdojnë të jenë pjesë e Teutës edhe për sezonin e ri 2021-2022. Klubi bregdetar gjeti marrëveshjen me dy mbrojtësit e krahut për të rinovuar kontratën, që kishte përfunduar në qershor, edhe për një sezon tjetër.
Todorovski i është bashkuar Teutës në verën e vitit 2019 dhe është një lojtar stabël në formacionin e trajnerit Edi Martini. Ndonëse është në muzg të karrierës, ai ka shfaqur një nivel të lartë me “Djemtë e Detit”.
Ky do të jetë sezonit i tretë për 36-vjeçarin me Teutën, që gjatë karrierës së tij ka luajtur për disa skuadra të njohura në Ballkan si Dinamo e Bukureshitit në Rumani, Shkëndija dhe Rabotniçki në Maqedoninë e Verit.

Ndërkohë Jackson, i cili firmosi me Teutën në merkaton e janarit si futbollist i lirë, erdhi si një alternativë për Kuron, por gradualisht arriti të fitojë vendin në 11-she.
Me paraqitjet në fushën e blertë ai fitoi besimin e stafit teknik, pavarësisht fillimit të vështirë dhe klubi vendosi t’i rinovojë kontratën edhe për një sezon.

Prioritet për klubin është zgjatja e bashkëpunimit edhe me futbollistët e tjerë, të cilët kanë spikatur dhe u ka përfunduar kontrata me mbylljen e sezonit, që kulmoi me fitimin e titullit kampion.

Aktualisht të gjithë janë të impenjuar për pjesëmarrjen në kompeticionin UEFA Conference League, ku Teuta do të përballet me ekipin nga Andorra, Inter Club d’Escaldes. /KFTEUTA/

Share Now

About Author

Related Post

Leave us a reply