No image

Teuta zhgënjen pritshmëritë në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës, përballë Inter Escaldes që fitoi 2-0.

Modestët e Andorrës, realizuan nga një gol për çdo pjesë për t’i dhënë një goditje të fortë shpresave të “Djemve të Detiti” për të avancuar në turin e tretë të Conference League.

Në një sfidë ku durrsakët ishin favoritë, zhgënjyen duke pësuar dy gola dhe për më tepër, duke mos provuar ende shijen e golit në Europë, pavarësisht kualiteteve në repartin e avancuar.

Teuta e nisi mjaft mirë ndeshjen duke e kërkuar golin dhe në minutën e 15’ Taulant Seferi dha sinjalin e parë, por goditja e tij me të majtën përfundoi jashtë. Escaldes përgjigjet në minutën e 23-të, por pa rrezik për portierin Stivi Frashëri.

Në harkun e tri minutave bregdetarët kanë dy shanse të volitshme, por iu mungon saktësia. Në minutën e 27’ Emiljano Vila dhe Seferi në të 30-ën kërcënojnë Escaldes, por pa mundur të gjejnë golin.

Në momentin më të mirë të Teutës, Inter Esclades nëpërmjet kundërsulmit zhbllokoi ndeshjen me sulmuesin Soldevila, i cili i vetëm me portierin Frashëri, e dërgon topin në rrjetë.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të kampionëve të Andorrës, të cilët në minutën e 57’ gjetën edhe golin e dytë. Protagonist ishte sërish sulmuesi spanjoll Soldevila, i cili mposhti për herë të dytë Frashërin duke përfituar nga një gafë e mbrojtjes.

Ky gol shpërqendroi Teutën, që nuk arriti të organizohej dhe të dilte në lojën e saj. Pavarësisht ndryshimeve të trajneri Martini, Teuta ishte e pafuqishme të reagonte.

Në minutën e 81’ Escaldes i shkoi pranë golit të tretë, por shtylla pingule i erdhi në ndihmë Teutës. Përfundimisht 0-2 dhe feston Escaldes, megjithatë kualifikimi mbetet i hapur. /KFTEUTA/

Share Now

About Author

Related Post

Leave us a reply