No image

Teuta mbyll bashkëpunimin me futbollistin Florent Avdyli. Mesfushorit kosovar i kishte përfunduar kontrata dhe pasi diskutoi me drejtuesit, palët vendosën të mos rinovojnë bashkëpunimin për sezonin e ri.

Pas tri sezonesh të suksesshme në Durrës, ku fitoi gjithçka, Kupën, Superkupës e Shqipërisë dhe në sezonit e fundit kampionatin, Avdyli largohet nga “Djemtë e Detit”.

KF Teuta falenderon Florent Avdylin, për gjithë kontributin e dhënë përgjatë tri viteve me fanellën blu.

Avdyli zë një vend në historinë e klubit për gjithçka kanë dhënë për fitimin titullit kampion pas 27 vitesh. Sukses në vazhdim kampion.

Ndërkaq, Teuta vazhdon përgatitjet në terren për ndeshjen e Conference League. Pas disaftës në Durrës 0-2 nga kampionët e Andrrës, Teuta do të synojnë përmbysjen e madhe të martën kundër ekipit modest që befasoi në “Niko Dovana”.

Me përjashtim të sulmuesit Lorenco Vila, grupi është i plotë dhe në dispozcion të trajnerit Martini, që po planifikon të hedhë në fushë një formacion sulmues. /KFTEUTA/

Share Now

About Author

Related Post

Leave us a reply