No image

Teuta shkruan historinë duke u kualifikuar në turin e tretë të Conference League pasi mposhti në ndeshjen e kthimit 3-0 Inter Escaldes në Andorra.

Protagonisti i takimit ishte sulmuesi Sebino Plaku, i cili zhvilloi ndeshjen më të mirë që kur u bë pjesë e Teutës në merkaton e janarit.

Plaku ishte fenomenal duke realizuar nga një gol për çdo pjesë dhe e dërgoi ndeshjen në shtesë. Kotobelli harkon nga e majta dhe sulmuesi në shtyllën e dytë shtyn sferën në rrjetë duke zhbllokuar takimin në minutën e 25’.

Ky fraksion u mbyll me avantazhin minimal të bregdetarëve pavarësisht rasteve të rrezikshme.

Në pjesën e dytë ishte sërish Plaku që shënoi dhe një gol fantastik për ta dërguar ndeshjen në shtesë. Edhe koha shtesë ishte shumë e luftuar, me Teutën që fitoi një penallti me Grudën pak para fundit.

Sherif Kallaku e mori përsipër dhe nga 11-m, mesfushori nuk gabon duke tundur rrjetën dhe në Andorra shpërthen festa.

Në shtesën e dytë, bregdetarët administruan rezultatin dhe në fund të 120 minutave arritën një rezultat të jashtëzakonshëm. Në turin e tretë Teuta do të përballet me irlandezët e Shamrock Rovers. /KFTEUTA/

Share Now

About Author

Related Post

Leave us a reply