No image

Fati ledhaton Teutën edhe në shortin për play-off të Conference League.

Goglat e hedhura në Nion të Zvicrës i buzëqeshën “Djemve të Detit”, që në rast se kualifikohen në këtë fazë ndaj Shamrock Rovers do të përballen me humbësin e çiftit Omonia-Flora Tallinn. 

Përballja mes qipriotëve të Omonias dhe estonezëve të Flora Tallinn, është e vlefshme për raundin e tretë të Europa League, skuadra që do të eliminohet, shkon në “play off”-in e Conference League, ku i pret Teuta ose Shamrock Rovers.

Kampionët e Shqipërisë, i pret një kundërshtar i kalueshëm nëse arrijnë të kualifikohen në fazën play-off, që do të zhvillohet më 19 dhe 26 gusht.

Edhe Laçi, që shkruajti historinë duke eliminuar Craiova është njohur me rivalin që do të ketë në play-off, gjithmonë nëse eliminon gjigandët e Anderlecht.
Fituesit e Laçi-Anderlecht do të përballen me skuadrën fituese që do të dalë nga çifti Vitesse-Dundalk.

Ndërkaq Prishtina, kampione e Kosovës, nëse kualifikohet ndaj Bodo Glimit, do të përballet me humbësen e çiftit Mura-Zalgiris në play-off. /KFTEUTA/

Share Now

About Author

Related Post

Leave us a reply