No image

Teuta vazhdon me përgatitjet në terren për ndeshjen e turit të tretë kundër Shamrock Rovers, që do të zhvillohet të enjten në Dublin.

Trajneri i irlandezëve Stephen Bradley ka analizuar kampionët e Shqipërisë pas fitores 3-1 në kampionat ndaj St. Patricks.

“Ne kemi parë shumë ndeshje të Teutës. Ata janë një ekip teknik që din të lëvizin mirë në fushë dhe organizohen mirë. Është pikërisht ajo që prisni nga një ekip europian. Ata i dinë edhe artet e errëta kështu që do të jetë një lojë e vështirë”, tha Stephen Bradley për takimin kundër Teutës, i vlefshëm për turin e tretë të Conference League.

Ndeshja e parë mes Shamrock Rovers dhe Teutës, do të zhvillohet ditën e enjte në orën 21:00 në “Tallaght Stadium” në Dublin. /KFTEUTA/

 

Share Now

About Author

Related Post

Leave us a reply