No image

Mes optimizmit Teuta mbyll përgatitjet në Durrës për ndeshjen me Shamrock Rovers, që do të zhvillohet të enjten në orën 21:00 në “Tallaght Stadium” në Dublin.

Skuadra së bashku me delegacionin që e shoqëron nesër, udhëton drejt Irlandës, ku do të zhvillojë edhe seancën e fundit stërvitore.

Nën drejtimin e trajnerit Edi Martini, sot pasdite ekipi zhvilloi një seancë të karakterit tekniko-taktik, ku stafi dha direktivat e fundit.


Për përballjen me Shamrock Rovers, trajneri Martini nuk do të ketë në dispozicion dy lojtarë të rëndësishëm të formacionit.

Lorenco Vila, pas dëmtimit që pësoi kundër Sheriff, vazhdon të qëndrojë jashtë fushave, ndërsa Albano Aleksi mori karton të verdhë kundër Escaldes dhe do të humbasë ndeshjen e vajtjes në Dublin, megjithatë ai do të udhëtojë me skuadrën. /KFTEUTA/

 

Share Now

About Author

Related Post

Leave us a reply