17-vjeçari Aidomo Emakhu ndëshkon Teutën në frymën e fundit në “Tallaght Stadium” në Dublin. Shamrock Rovers fitoi me rezultatin e ngushtë 1-0 takimin e parë të vlefshme për turin e tretë të Conferene League.
Më tepër se për meritë të kundërshtarit, goli ishte një gafë e mbrojtësit Todorovski, por edhe portierit Frashëri, që mund të kishte bërë më mirë në atë episod.
Gjithsesi ëshë një humbje minimale për “Djemtë e Detit”, që do të tentojnë përmbysje në Durrës, siç bënë me Inter Escaldes në ndeshjen e kthimit.
Në tërësi ndeshja ishte e balancuar dhe me shumë pak raste. 45 minutat e para ishin më të mira për irlandezët, që iu afruan golit nëpërmjet zbritjeve të shpejta në sulm.
Kryesisht Teuta mendoi më tepër për mbrojtjen dhe nuk arriti asnjëherë të kërcënonte portën e Mannus në 45’ minutat e para.
Me rrjeta të paprekura ekipet shkuan në pushim mes pjesëve për të qetësuar organizamt dhe freskuar idetë.
Edhe në pjesën e dytë muzika nuk ndryshon me Shamrock Rovers, që impenjohet më tepër, teksa spikasin dyluftimet në mesfushë.
I pakënaqur nga reparti i sulmit, trajneri Martini largon nga fusha Seferin dhe Kallakun duke aktivizuar Gjorgiev dhe Grudën.
Edhe trajneri i Shamrock Rovers, Stephen Bradley, përzien kartat duke kryer pesë zëvendësime dhe pikërisht goli erdhi nga pankina. 17-vjeçari Aidomo Emakhu, që u aktivizua në minutën e 83’ në shtesë zhbllokoi takimin duke përfituar nga përgjumia e bregdetarëve.
1-0 dhe feston Shamrock Rovers, që hedh një hap drejt kualifikimit për në play-off të Conference League. /KFTEUTA/
Leave us a reply