No image

KF Teuta njofton se për ndeshjen me Shamrock Rovers, që do të zhvillohet ditën e enjte në orën 20:00 në “Elbasan Arena”, kanë dalë në shitje biletat.

Biletat në tribunën VIP do të kushtojnë 1000 lekë të reja.

Biletat në tribunat qëndrore A1, A2, A3, A4 dhe B1, B2, B2, B3, B4, B5 do të kushtojnë 500 lekë të reja.

Biletat në tribunën përballë (E), do të kushtojnë 300 lekë të reja.


Biletat do të mund t’i siguroni duke filluar nga dita e mërkurë e në vazhdim ora 16:00 deri 20:00 pranë pikës së shitjes në stadiumin “Niko Dovana”.

Gjithashtu nga dita e enjte biletat mund t’i gjeni nga ora 10:00 deri 20:00 pranë pikës së shitjes në stadiumin “Elbasan Arena” në Ebasan.

Në këtë takim prezenca e publikut do të lejohet vetëm 30% e kapacitetit të stadiumit. Sipas protokollit të UEFA-s tifozët duhet të respektojnë masat anti COVID-19. /KFTEUTA/

Share Now

About Author

Related Post

Leave us a reply