No image

Teuta mbyll aventurën europiane. Kampionët e Shqipërisë janë eleminuar në turin e tretë të Conference League, ku pas humbjes 1-0 në Irlandë nga Shamrock Rovers, u mposhtën 2-0 në “Elbasan Arena”.

Durrsakët e nisën mirë ndeshjen, duke rrezikuar me Seferin që kishte një shans të artë për të shënuar, por gaboi para portës. Kur nuk shënon, pëson.

Në minutën e 20-të, Gaffney mposhti portierin Frashëri, pikërisht atëherë kur nuk pritej. Miqtë gjetën edhe golin e dytë, me po të njëtit autor. Në minutën e 62-të, Gaffney godet nga jashtë zonë, duke “vrarë” kështu përfundimisht shpresat e Teutës për të përmbysur ndeshjen.

Përfundimisht 0-2 dhe Teuta i thotë lamtumirë Conference League. Tani të besuarit e Edi Martinit, pas kësaj ecurie në Europë, duhet të fokusohen në kampionatin shqiptar, i cili fillon në datën 11 shtator. /KFTEUTA/

Share Now

About Author

Related Post

Leave us a reply