No image

Emiljano Vila thotë se Teuta zhvilloi një ndeshje të mirë ndaj Shamrokut dhe rezultati është i gënjeshtërt me atë që dhanë durrsakët në fushë, ku sipas tij ndeshjen e vendosën episodet.

Pas humbjes 2-0 në “Elbasan Arena” me Shamrok Rovers në prononcimin për mediat, Vila pohoi se nëse Seferi do të kishte shënuar do të ishte një tjetër histori, por gjithsesi kërkon që të shohin përpara, ndonëse objektivi për të kaluar irlandezët nuk u arrit dot.

DISFATA NË ELBASAN – “E kishim përgatitur ndeshjen shumë mirë, shpërdoruam shumë raste, por futbolli kështu e ka. Po të kishim shënuar me Seferin në fillim të lojës, gjërat do të merrnin ndryshe. Jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit, por çdo gjë mbaroi dhe tani do ta kemi fokusin te Superkupa dhe të vazhdojmë më tej. Objektivi ynë ishte të kalonim Shamrokun, por ky është futbolli, do të vazhdojmë përpara”.

HUMBJA NË IRLANDË – “Nuk besoj se goli i pësuar në fund në ndeshjen e parë ndikoi, pasi ne zhvilluam sot (dje) një ndeshje shumë të mirë dhe rezultati nuk është ai që kemi dhënë në fushën e lojës. Episodet e vendosën dhe falënderoj gjithë djemtë për kontributin që dhanë dhe tani do të shohim përpara dhe ta lëmë pas këtë ndeshje”. /KFTEUTA/

Share Now

About Author

Related Post

Leave us a reply