Klubi i Futbollit Teuta përforcohet në sulm me futbollistin Arsenio Valpoort. Drejtuesit e klubit dhe lojtari kanë gjetur marrëveshjen për bashkëpunim dhe tashmë 28-vjeçari është pjesë e kampionëve të Shqipërisë.
Valpoort vjen nga kampionati qipriot, teksa në sezonin 2020-2021 mbajti veshur fanellën e Ermis.
Sulmesi holandez do të bashkohet ditën e merkure me ekipin në stërvitje, ndërsa është përforcimi i gjashtë i Teutës në këtë dritare transferimi.
Valpoort luan në krahët e sulmit dhe vjen si zëvendësuesi i Dejvi Bregut, që u largua nga “Djemtë e Detit” pas një viti të suksesshëm.
Ky afrim konsiderohet si një ndër investimet më të rëndësishme të klubit. Gjatë karrierës së tij ai është aktivizuar në disa skuadra të rëndësishme në Europë. Në Holandë ka veshur fanellën e Herenven, Zuolle, Dordrekt, Ekslesior dhe Almere Siti, në Izrael me Beitar Jeruzalem dhe në Hungari me Ferencvaroshin.
KF Teuta i uron mirëseardhje Arsenio Valpoort, duke i dëshiruar suksese dhe sa më shumë gola me fanellën tonë. /KFTEUTA/
Leave us a reply