Sulejman Starova nuk do të jetë më pjesë e Teutës. Klubi ka vendosur të mos rinovoj bashkëpunimin me drejtorin sportiv pas një periudhe 1-vjeçare , ku Teuta arriti të fitoj titullin kampion dhe të ketë sukses në Europë duke shkuar deri në turin e tretë të Conference League.
Klubi i futbollit Teuta falenderon “Bobin” për kontributin e dhënë në klubin blu dhe i uron sukses në karrierën në vazhdim.
Starova, i cili është një njohës i mirë i Kategorisë Superiore ishte krahu i djathtë i trajnerit Edi Martini gjatë sezonit 2020-2021, ku Teuta me modestinë që e karakterizon arriti të fitoj titullin pas 27 vitesh. /KFTEUTA/
Leave us a reply