Teuta përforcohet në mesfushë me Reuben Acquah. Futbollisti afrikan rikthehet në Kategorinë Superiore pas plot 4-vitesh.
Drejtuesit e klubit dhe mesfushori kanë gjetur akordin për të nënshkruar kontratën që e bën pjesë të bluve për sezonin e ri.
Lojtari është prezantuar në ambientet e stadiumit “Niko Dovana”, pasi kaloi me sukses testet mjekësore.
Acquah, i cili ka shtetësi ganeze do të rikthehet në Kategorinë Superiore pas aventurës me Tiranën katë vite më parë.
Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur edhe ekipe si, Ried, Lask si dhe Lokomtiva Zagreb.
Pasi nënshkroi kontratën, mesfushori ganez iu bashkua menjëherë stafit teknik në stërvitjen e pasdites. Ai do të jetë një vlerë e shtuar për trajnerin Martini, pas largimit të veteranit Erando Karabeci. /KFTEUTA/
Leave us a reply