Filip Ivanoviç është zyrtarisht futbollisti më i ri i Teutës. Qendërmbrojtësi serb nuk rinovoi kontratën me Sabah në Ligën e Parë në Azerbajxhan, duke dalë lojtar i lirë dhe vendosi të pranoj ofertën e kampionëve të Shqipërisë.
I lindur në Serbi në 13 shkurt 1992 mbrojtësi ka gjetur akordin për një sezonë në Durrës.
Ivanoviç është prezantuar në ambientet e stadiumit “Niko Dovana” nga shefi i klubit Enid Furxhi. Sot ai do të zhvilloj seancën e parë stërvitore nën drerjtimin e trajnerit Edi Martini.
Ai vjen si zëvendësuesi i kapiteni Renato Arapi, që vendosi të tërhiqet nga futbollit në moshën 34-vjeçare. Me Ivanoviç, Teuta blindon repartin difensiv, pasi më herët klubi ka firmosur edhe me futbollistin e kombëtares Shpresa, Adolf Selmani.
Gjatë karrierës së tij Ivanoviç ka luajtur me FK Radnik, dhe FK Indjija, ndërsa sezonin e fundit ishte pjesë e Sabah, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Gjithashtu ai ka luajtur edhe me disa skuadra në Serbi dhe Koraci. /KFTEUTA/
Leave us a reply