No image

Fokusi i presidentit Edmond Hasanbelli, nuk është vetëm ek ekipi i parë, por edhe përforcimi i Akademisë. Ilir Biturku, i cili ka drejtuar më parë kombëtaren U19, por edhe Teutën, ka marrë drejtimin e ekipit U-19 në Akademinë e Futbollit Teuta.

Në një prononcim për “Panorama Sport”, Biturku prek të gjitha temat nga ekipi i parë deri te moshat. Ai beson se Teuta, nëse e nis sezonin e ri mbarë, do të jetë sërish pretendente kryesore, ndërsa thekson se në sfidën e së shtunës ndaj Vllaznisë, shanset janë 50 me 50.

Teuta të shtunën në luftë për trofeun e parë të sezonit, si e shikoni finalen e Superkupës me Vllazninë?

Është një ndeshje ku të dyja skuadrat do të mundohen të japin më të mirën e tyre, edhe pse në përbërje kanë shumë ndryshime, sidomos Teuta. Kjo sepse ka bërë rinovim e skuadrës. Shumë lojtarë me eksperiencë janë larguar dhe në gjirin e saj janë afruar lojtarë më të rinj, të cilët edhe këta janë kualitativë.

Megjithatë, e shoh një garë të hapur për të dyja dhe mund të jap një mendim pa pasur ndonjë ide të qartë për Vllazninë, pasi sigurisht çfarë lexojmë në gazeta mendoj që është një garë 50 me 50 për të dyja skuadrat. Por uroj dhe shpresoj që të fitojë Teuta, meqë kam qenë gjithmonë pjesë e Teutës.

Triumfi në Superkupë mund të nënkuptojë që Teuta e meritoi titullin kampion sezonin e shkuar?

Unë mendoj që çfarëdolloj rezultatit të dalë kjo ndeshje, nuk mendoj që është një sfidë e nivelit të lartë, pasi këto janë statistika. Të dyja skuadrat, sidomos Teuta, do të provojë që të ndërthurë mirë elementin me eksperiencë që e ka me bollëk në skuadër me lojtarët e rinj.

Këtu varet shumë edhe mënyra se sa do përshtaten këta lojtarë dhe ky do jetë një nga faktorët që do të ndikojë në ndeshje, megjithatë nuk është se i heq vlera Teutës, edhe nëse do të këtë një rezultat jopozitiv kundrejt Vllaznisë. Teuta, vjet ka kryesuar gjatë gjithë sezonit dhe nuk është se e mori kampionatin javën e fundit duke qenë e vendosur e 3-ta ose 4- ta. Gjatë gjithë vitit ka luftuar, ka qenë e para së bashku me Vllazninë dhe Partizanin dhe në fund e fitoi titullin sepse gaboi më pak.

Si e shikoni gjendjen e Teutës nga jashtë para kësaj sfide?

Teutën e këtij sezoni do ta shohim në javët e para të kampionatit, e them këtë meqë kanë bërë një miks lojtarësh me përvojë dhe me ata që janë afruar. Ama, situata varet nga përshtatja e tyre. Teuta nëse do të arrijë ta nisë fuqishëm, mendoj që ka bërë mirë. Kishte nevojë për një rifreskim skuadra dhe lojtarët që janë afruar janë në pozicionet ku futbollistët e mëparshëm kanë qenë, pra e shoh Teutën gjithmonë rivalizuese për titullin kampion.

Si ju duket Teuta e këtij sezoni që është në prag?

Sigurisht që këtë nuk mund ta them. E shpreha edhe më parë që do të presim, do të shikojmë mënyrën se si do përshtaten lojtarët që kanë ardhur, nëse ata do të përshtaten mirë dhe nëse Teuta, në startin e kampionatit bën mirë ndeshjet e para, sigurisht që do jetë më pretendente sesa sezonin e kaluar.

Si e shikoni U-19, ka elementë për të ardhmen?

Sigurisht që Akademia e futbollit Teuta ka vite që punon mirë, punon me staf dhe me filozofi, dhe me drejtues të nivelit të mirë. Unë shikoj se ka disa elementë të mirë, por e rëndësishme është që duhet punuar shumë, sepse sot në futboll nuk pretendojmë që kemi talente, por bashkë me talentin, duhet pjesa e punës. Kjo është më e rëndësishme sesa të kesh talente. Na takon neve drejtuesve që të punojmë fort për të nxjerrë elementët.

Çfarë synimesh ka Teuta U-19 dhe Biturku në prag të sezonit të ri?

Të fitosh është gjithmonë e rëndësishme. Në sektorin e të rinjve të fitosh elementë të cilët pas një ose dy vitesh t’i shohësh në ekipin e parë, është me e rëndësishme sesa të fitosh një garë apo të fitosh një trofe në fund të vitit. I shtoj edhe një dozë tjetër mendimit tim, kam biseduar dhe me lojtarët në ditët e para dhe u kam thënë: “Të fitojmë është mirë, sepse është pjesë e moralit, por do të më vinte mirë nëse do të fitonim një dy ose tre lojtarë për ekipin e parë apo t’i shohim në nivele më të larta”. /KFTEUTA/

 

Share Now

About Author

Related Post

Leave us a reply