No image

Teuta e sezonit të ri do të vazhdojë rrugën aty ku përfundoi edicioni i fundit.

Renato Arapi është konfirmuar në krye të Teutës edhe për sezonin e ri futbollistik.

Kjo ka ardhur pas një takimi me presidentin Edmond Hasanbelli, ku krahas konfirmimit të teknikut edhe për një sezon, janë diskutuar edhe mjaft çështje të tjera që kanë të bëjnë me skuadrën dhe kryesisht merkaton e verës.

Një nga pikat e dakordësuara ka qenë edhe ruajtja e grupit aktual. Lojtarëve që u ka përfunduar kontrata dhe që kanë besimin e trajnerit, pritet të konfirmohen.

Më 4 korrik blutë do të zbresin në fushën e blertë për të nisur përgatitjet dhe deri atëherë ekipi duhet të jetë i kompletuar edhe për sa u përket lojtarëve.

Vetë Arapi, por edhe presidenti Hasanbelli janë duke nxituar për të mbyllur edhe dilemat e merkatos.

Në kushte të tilla, pritet që deri me 4 korrik të mbyllen disa afrime. Këto duket se janë çështjet me të cilat durrsakët do të merren këto javë dhe gjithçka të jetë gati.

 

Share Now

About Author

Related Post

Leave us a reply