KF Teuta konfirmon akordin me mesfushorin me tipare sulmuese Arbër Çyrbja.
Futbollisti bashkohet me Teuten, pasi ishte pjesë e Erzenit në pjesën e dytë të sezonit në Kategorinë e Parë.
Pas arritjes së marrëveshjes dhe nënshkrimit të kontratës, Çyrbja, nga sot është bashkuar me skuadrën në Durres ku po zhvillohen përgatitjet për ndeshjen ndaj Bylsit.
KF Teuta i uron mirëseardhje ish-kapitenit Çyrbja dhe i uron shumë suksese me fanellën e klubit tonë.
Leave us a reply