Teuta u ndal në një barazim 0-0 në transfertën me Kastriotin dhe zhgënjimi ishte prezent te trajneri Edi Martini. Duke analizuar ndeshjen, ai u shpreh se pikët e humbura do ti qajnë në fund të sezonit.
“Nuk morëm pikët, kushtet e fushës nuk të lejojnë të luash. Qarkulluam topin, por ishte e vështirë të shënonim golin. Ne na prishën punë dëmtimet, improvizuam sot, kthyem skemën, por nuk është justifikim se duhet të fitonim. Janë dy pikë që do i qajmë në fund. Më vjen keq për pikët e humbura, njësoj si me Vllazninë, Kastrioti ka shumë shpirt. Çdo ekip që luan këtu e ka të vështirë të fitojë. Jam i kënaqur me Emiljano Vilën dhe e komplimentoj për performancën e bërë sot në pozicionin e dhënë”, tha Martini për “Oversport”.
Leave us a reply