Teuta ka mposhtur Kukësin në “Niko Dovana” me rezultatin 2-0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.
Pjesa e parë u dominua nga verilindorët të cilët patën më shumë raste për të shënuar gol, por nuk arritën të finalizojnë. Ndërsa pjesa e dytë padyshim foli për durrsakët dhe heroi ishte Sherif Kallaku.
Në minutën e 58’ sulmuesi nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë duke kaluar në avantazh Teutën. Në minutën e 72’ ai dyfishoi shifrat me një supergol nga goditja e dënimit.
Me këtë fitore Teuta hedh një hap drejt fazës gjysmëfinale, ndërsa Kukësit do ti duhet të luftojë më shumë ndeshjen e kthimit për të merituar kualifikimin.
Leave us a reply