No image

Teuta mori një barazim zhgënjyes 1-1 në “Niko Dovana” ndaj Flamurtarit, i cili mund t’i kushtojë shumë  për objektivat sezonal. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Edi Martini, shfaqi pakënaqësi për këtë rezultat.

“Nuk kam fjalë, është një gabim i pafalshëm. Jemi munduar ta përgatisim ekipin, ajo që treguam në fushë ishte si vetëvrasje. E kishim fituar ndeshjen pa filluar. Iu kisha thënë që të jepnim maksimumin, pasi çdo ekip mund të na krijojë probleme. Pikët e humbura me Flamurtarin dhe Luftëtarin mund të na kushtojnë shumë. Nuk kemi çfarë të zgjidhim, do të vazhdojmë me këta lojtarë që kemi. Këtu nuk është çështje goli, është çështje menatliteti.  Në këto momente të vështirë nuk dua të akuzoj lojtarë të veçantë, por ekipin. Në momente deçizive kur na duhet fitorja, ne dështojmë. Ky ishte problemi i ndeshjes me Flamurtarin, pasi e nënvlerësuam”. /KF TEUTA/

Share Now

About Author

Related Post

Leave us a reply