No image

Teuta ka nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës, që do të luajë në kampionat ndaj Laçit. Lojtarët e drejtuar nga trajneri edi Martini kanë zbritur paradite në fushë, ku kanë zhvilluar një seancë të plotë stërvitore.

Në kampin durrsak të gjithë janë të bindur se në këtë ndeshje do të arrijnë të marrin tripikëshin. Barazimi me Flamurtarin ka bërë që zhgëimi të jetë i madh në kampin durrsak, por stafi teknik, ka kërkuar që lojtarët ta hedhin pas krahëve dhe të rikthehen në fushë më të fortë për sfidën me Laçin, që vlen Europën.

“Gabimet iu bëjnë më të fortë, duhet të rifillojmë sërish. Të dielën ishte një ndeshje e rëndësishme që duhej të fitohej. Fitorja për ne ishte shumë e rëndësishme, sepse do ishim shumë afër tri vendeve të para. Unë besoj se të gjithë ju, i keni të gjitha mundësitë që të shkojmë në Laç e të fitojmë dhe të kthehemi tek ecuria pozitive”, ishin fjalët e Martinit para ekipit. / KF TEUTA/

Share Now

About Author

Related Post

Leave us a reply