Rubin Hebaj duket se e ka hedhur pas dëmtimin që nuk e lejoi të ishte në dispozcion të stafit teknik për sfidën në kampionat kundër Flamurtarit, ku Teuta barazoj 1-1.
Sulmuesi shkodran pritet të jetë në fushë, që nga minuta e parë në përballjen me Laçin. Lojtari është drejt rikuperimit të plotë nga dëmtimi në kofsh, pasi ka punuar me grupin në stërvitjen e të mërkurës dhe tekniku ka besim absolut tek 21-vjeçari.
Teuta ka vuajtur shumë në këtë fushatë për një sulmues goli, pavarësisht investimeve të drejtuesve në merkato. Habaj sëbashku me Idelino Gomes, që është bashkuar me skuadrën në janar, ka dhënë sinjale pozitive, por prej tyre realisht pritet më tepër.
Faza e katërt e Kategorisë Superiore, do të jetë përcaktues për aspiratat e klubit për t’u kualifikuar në kompeticionin Europa League dhe në këtë moment Teuta ka nevojë më shumë se kurrë për golat e sulmuesve. /KF TEUTA/
Leave us a reply