Pas njoftimit të pezullimit të aktiviteteve nga Federata Shqiptare e Futbollit për shkak të COVID-19, menjëherë klubi durrsak ka ndërmarrë masa parandalimi duke ndërprerë edhe procesin stërvitor dhe që sot stërvitja është anuluar.
Më e rëndësishme është shëndeti i lojtarëve, ndërsa futbolli ka kaluar në plan të dytë. Klubi u kërkon lojtarëve që të rrinë të gjithë brenda në shtëpitë e tyre, pasi në këtë mënyrë mbrojnë veten dhe të familjarët e tyre.
“Nga e premtja nuk do të zbresim në fushë për të vijuar stërvitjen. Shpresoj të jeni mirë të gjithë, ju dhe familjarët tuaj dhe ju lutemi qëndroni në shtëpi”, ky është mesazhi i klubit për lojtarët dhe stafin teknik.
Aktualisht të gjithë lojtarët janë në pushim të detyruar, por stafi teknik u ka hartuar një program për t’u stërvitur individualisht për të mos humbur formën. /KF TEUTA/
Leave us a reply