Kf Teuta - Lajmi per ndeshjet...

May 06, 2018
Këtë shpirt gare, kjo skuadër do e përsërisë që të siguroni mbijetesën? Kjo skuadër nuk është se ka lojtarë të jashtëzakonshëm, por forca jonë është grupi. Duam të luajmë mirë, dhe të marrim pikët pasi i kemi jetike për kampionatin. Vendosi Hrkaç në mesin e fushës, por sot bëri një rol më të avancuar… E kishim planifikuar më parë që do ishte një ndeshje e vështirë. Hrkaç ka një marrëdhënie të mirë me topin. Hila dhe ndonjë lojtar tjetër, janë lojtarë që luftojnë e vrapojnë, por sot e justifikoi besimin tim. Sa pikë mund t’ju duhen deri në fund për të mbijetuar? Keni bërë llogari? Ne jetojmë me llogaritë, por e rëndësishme është të marrim pikët tona, pastaj shohim edhe kundërshtarët direkt. Duhet t’i bëjmë yzmetin ndeshjeve tona. 3 gola nga mesfushorët, por sot i bllokuat krahët Partizanit. Edhe në sulm, me Çyrbjen dhe Alhasan, ishit mjaft aktivë… Duke parë dhe përbërjen e skuadrës së Partizanit, duke parë që kanë lojtarë me cilësi të mirë në krah, ne kishim marrë masat tona, që të mos i lejonim hapësira kundërshtarit. Merita është e gjithë skuadrës, e kemi bërë fazën mbrojtje të gjithë. Merita është e të gjithëve.
Besoni se Teuta do të arrijë të qëndrojë në kategorinë superiore?
Total Votes:
First Vote:
Last Vote:
 

Ndeshjet e Fundit

Ndeshjet e fundit
Regjistrohuni ne rubriken e newsletter per me shume info