Kf Teuta - Lajmi per ndeshjet...

April 16, 2018
Ish futbollisti Vllaznisë që tashme luan në rradhët e Teutës Esin Hakaj ka qenë vendimtar në sfidën përballë ish ekipit të tij. Goli i tij i ka siguruar durrsakeve fitoren e sfidës së mbijetesës. Ai eshte i kënaqur dhe beson tek mbijetesa teksa shprehet se:“Ishte një ndeshje e vështirë dhe deçizive, si për ne, edhe për Vllazninë. Jam shumë i kënaqur me golin dhe fitoren, pasi bëmë një ndeshje mjaft të mirë. E dinim rëndësinë e kundërshtarit, por objektiv kishim vetëm fitoren dhe e arritëm. Treguam se rezultatet e arritura deri më tani nuk janë rastësi, por falë punës së madhe në fushë”, tha shkodrani. Mbijetesa – “Kemi një ekip mjaft të mirë dhe me këtë që kemi treguar deri tani besoj, se do të qëndrojmë në Superiore, pasi jemi një ekip me kualitete. Gara do të jetë e fortë, por ne kemi besim dhe do t’ia dalim”. Vllaznia “Të them të drejtën ishte një motivim më shumë, por kisha edhe shumë emocione në fillim, por më pas kaloi gjithçka”.
Besoni se Teuta do të arrijë të qëndrojë në kategorinë superiore?
Total Votes:
First Vote:
Last Vote:
 

Ndeshjet e Fundit

Ndeshjet e fundit
Regjistrohuni ne rubriken e newsletter per me shume info