Kf Teuta - Lajmi per ndeshjet...

September 10, 2017
Ne ndeshjen e pare te kampionatit durrsaket e nisen mbare duke fituar ne Durres perballe Luftetarit. Ndonese u fituan tre piket e para, trajnerit Magani ka pretendime rreth lojes see djemve te tij, teksa shprehet se: “Në fakt trepikëshi më kënaq sepse është fillimi, ndeshja e parë e kampionatit dhe fillimi i mbarë është shumë i rëndësishëm. Jo vetëm për ne, për këdo. Isha i shqetësuar gjatë javës, se na kanë fryrë shumë mediat apo edhe vetë me lojtarë të veçante. Pritshmëritë do të tregohen në fushën e lojës, aq më shumë që luajtëm 60 minuta me një më pak te Luftëtari, duhet ta kishim zgjidhur shpejt. Pjesa e parë ishte e dobët, në të dytën më mirë, por po ta analizosh taktikisht, nuk patëm ritmin e duhur, në momente të veçanta në finalizim kur krijuam raste”. “Latif nuk ishte në ditën e tij më të mirë, si lojtar është alternativë, sepse sulmuesi kryesor është Osemene. Por ky i fundit ishte gjithë kohës me probleme. Nuk deshëm ta sakrifikonim, shkoi 0-0 dhe u detyruam. Fatmirësisht nuk na ndodhi gjë se nuk është stërvitur si duhet para ndeshjes”. “Kjo u vu re sidomos në pjesën e parë ku patëm mundësi të merrnim topin dhe kundërshtari ishte lart, kishte hapësira edhe në krahë. Nuk treguam ato gjëra që ne kemi bërë në stërvitje, i thash edhe skuadrës. I përgëzova por u thashë keni shumë punë për të bërë. Mos harroni që është një skuadër e re. Kanë ikur e ardhur shumë lojtarë, do kohë. Por kur merr tre pikët në fillim, më mbrapa ke motivim. Kam kritika për skuadrën se duhej ta zgjidhnim më shpejt ndeshjen”.
Si e parashikoni ecurine e Teutes ne sezonin e ardhshem?
Total Votes:
First Vote:
Last Vote:
 

Ndeshjet e Fundit

Ndeshjet e fundit
Regjistrohuni ne rubriken e newsletter per me shume info