Kf Teuta - Lajmi per ndeshjet...

October 17, 2017
Teuta ka humbur thelle me Kukesin, humbje e cila ka sjell zhgenjim ne kampin durrsak. Magani shprehet se: "Nëse shohim gjithë ndeshjet, kemi bërë 4 ndeshje ku kemi marrë 3 humbje dhe një barazim. Të tre ndeshjet e para duhet t’i kishim fituar, ne ia dhuruam fitoren Partizanit, ndërsa sot humbëm me meritë, por kështu e ka futbolli. E filluam shumë keq, rezultati shkoi 2-0 dhe Kukësi sot e meritoi sepse thuajse gjatë gjithë lojës ishte në avantazh me rezultat të pastër.” “Goli i parë ishte meritë e Bakajt, por sa më afër zonës jemi duhet të ngushtojmë më shumë hapësira. Unë nuk kam bërë ndryshime të shpeshta në portë, vetëm një herë ishte Moçka ndaj Partizanit për shumë arsye dhe bëri disa gabime, sot jam i pakënaqur me Kastratin gjithashtu, por këto ndodhin në futboll. Risku i trajnerit është kur fut në lojë një lojtar dhe ai s’del mirë. Kjo më kujton periudhën time te Tirana. Fati im i keq ky dhe atyre që u ndodhi.” “Unë nuk dorëzohem kurrë, por do shume punë një skuadër e re. Marr përgjegjësitë e mia për humbjen, ndërsa sa i përket sulmuesit, ai u dëmtua sepse ka ardhur i papërgatitur. Sulmuesi tjetër që humbi rastet sot nuk është në ditët e tij më të mira. Përveç trajnerit, sulmuesi dhe portieri janë nën akuzë.” Gjyqtari “Ç’të them unë për gjyqtarin, këtu është bërë që kush bërtet shumë i vënë gjyqtar të mirë në ndeshjen tjetër. Edhe me Partizanin kam rezerva edhe sot këtu, por nuk besoj se ndikoi shumë gjyqtari sot sepse nuk dhamë maksimumin.”
Si e parashikoni ecurine e Teutes ne sezonin e ardhshem?
Total Votes:
First Vote:
Last Vote:
 

Ndeshjet e Fundit

Ndeshjet e fundit
Regjistrohuni ne rubriken e newsletter per me shume info