Teuta nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 në stadiumin “Loro Boriçi” përballë Vllaznisë. Me këtë rezultat “Djemtë e Detit” humbën kreun duke zbritur në vendin e dytë, me një pikë më pak se Partiazni kryesues 57.
Trajneri Edi Martini, analizoi paraqitjen e ekipit të tij në intervistën për “Gol pas Goli”, ndërsa u shpreh se skuadra mund të kishte bërë më mirë.
NDESHJA – “Nuk mund të them që ishte hap fals, por në Shkodër nuk erdhëm për barazim. Kishim llogaritur që në pjesën e dytë të bënim presion, ndërsa në 45 minutat e para të ishim të kujdesshëm. Mendoj që barazimi ishte i drejtë, për çfarë dhanë skuadrat në fushë”.
MUNGESA E RASTEVE – “Ne nuk patëm raste, e dinim që do ishte ndeshje e vështirë. Edhe Vllaznia pati 2 raste spontane, ishte ndeshje e tensionuar, me nerv, nuk duheshin gabimet. Barazimi ishte rezultati më i drejtë”.
PIKA MË E DOBËT – “Ndeshjet e tilla zgjidhen nga fragmentet. Bregu është markuar nga 2 kundërshtarë nga çdo ekip, por nuk duhet të presim vetëm nga ai, duhet të luajmë vertikalisht me topin. Ishte një ndeshje që nuk lejoheshin gabimet dhe mendoj që bëmë mirë”.
8 FITORE DHE 6 BARAZIMI KËTË SEZON – “Vjet luajtëm shumë më bukur futboll, nuk arritëm të zëvendësonim Kallakun, nuk dolëm në lojën tonë siç jemi mësuar të luajmë, por dhe ekipet e tjera nuk kanë klas në fazën sulmuese, me përjashtim të ndonjë ndeshjeje. Mund të ketë pasur ndeshje që dhe ne mund të fitonim 5-0, por duhet të jemi pragmatistë dhe cinikë në sulm”. /KFTEUTA/
Leave us a reply