No image

Kategoria Superiore për moshën U-19 ka hyrë në fazën më të nxehtë. Pasi u shpallën ekipet fituese në të dyja grupet, në fundjavë do të startojë faza e play-off.

Teuta u shpall kampione në Grupin B të Kategorisë Superiore U-19, duke e mbyllur sezonin e rregullt me 38 pikë pas 27 javësh kampionat.

Ekipi durrsak, i drejtuar nga trajneri Xhevahir Kapllani, që e kishte siguruar titullin javë më parë, mori trofeun nga ish-trajneri Sulejman Mema në ceremoninë e zhvilluar në fund të ndeshjes ndaj Akademisë së Futbollit, e cila përfundoi me fitoren 1-0 të vendasve.

Ndërkohë në Grupin A, Vllaznia u shpall kampione për moshën U-19 pasi e mbylli sezonin e rregullt me 44 pikë pas 27 javësh. Ekipi shkodran mundi në javën e fundit Dinamon me rezultatin 3-1 në ndeshjen e luajtur në fushën sportive të Arbanës, duke siguruar kështu zyrtarisht vendin e parë.

Këtë fundjavë do të nisë edhe faza play-off e Kategorisë Superiore U-19, që do të përcaktojë më pas edhe ekipin kampion të Shqipërisë në këtë grup-moshë. Në këtë fazë do të marrin pjesë 8 ekipet e renditura në 4 vendet e para të dy grupeve respektive. /KFTEUTA/

Share Now

About Author

Related Post

Leave us a reply