No image

Mesfushori Emiljano Vila u shfaq optimist në konferencën për shtyp në vigjilje të ndeshjes me Bylisin, që do të zhvillohet të shtunën në orën 19:00 në stadiumin “Niko Dovana”. Vila deklaroi se Teutës nuk i lejohet më të gabojë dhe kërkoi nga shokët e skuadrës të japin maksimumin për të marrë tri pikët.

BARAZIMI ME VLLAZNINË – “Ne në Shkodër shkuam për të dhënë maksimunin dhe për të marrë tri pikët. Ishte një ndeshje e luftuar nga të dyja palët, edhe barazimi nuk ishtë një rezulat i keq kështu çfarë iku iku, tani shpresoj të marrim maksimumin në ndeshjen e radhës”.

SFIDA KUNDËR BYLSIT – “Tani duke parë që nga Apolonia e vendit të fundit e deri tek Partizani që kryeson për momentin, janë të gjitha ekipe të forta, nuk ka më skudra të leheta.  Ndaj Bylisit, do të jetë një ndeshje e fortë, ne e kemi përgatitur ndeshjen për ta fituar dhe për të marrë tri pikët për të vazhduar ecurinë drejt titullit kampionë”.

BYLIS PRITET TË LUAJË NË MBROJTJE – “Unë shoh ekipin tim,  ne jemi përgatiur gjatë javës shumë mirë, gjendja e ekipit është e mirë veç Arapit, që ka pësuar një dëmtim. Unë nuk dua ta shoh fare kundërshtarin, pasi ata kanë objektivin e tyre ne kemi objektivat tona, shpresoj që nesër të gjithë çunat të japin maksimumin dhe të dalim me sukses”.

GOLI IU MUNGON PREJ KOHËSH, MUND TË VIJË NDAJ BYLSIT? – “E kam thënë dhe më parë, s’ka rendësi kush shënon, më me rëndësi është që ekipi të marrë pikët, më pas nëse arrin të shënojë është një diçka plus për lojtarin kështu që se kam shumë problem”.

GARË ME 4 KORSI PËR TITULLIN – “Është e vërtetë, është kampionati më i fortë i momentit. Mendoj që kush do gabojë më pak, ai ekip do arrijë të shpallet kampion. Ndeshjet janë të forta, do përballemi me Partizanin, por dhe ata me ekipe të tjera kështu që shpresoj që Teuta të japi maksimumin në këto ndeshje të mbetura, pasi jemi shumë afër tiullit kampion”. /KFTEUTA/

Share Now

About Author

Related Post

Leave us a reply