Renato Arapi i thotë stop futbollit të luajtur. Pas 18 vitesh në futbollin profesionist, kapiteni kampion i Teutës ka vendosur të tërhiqet nga futbolli aktiv. Mbrojtësi 34-vjeçar është përshëndetur sot me shokët e skuadrës duke iu komunikuar largimin.
Ka qenë një vendim ndoshta i papritur, por që vetë Arapi e ka menduar gjatë dhe pas një sezoni fantastik me skuadrën e zemrës, ka vendosur të varë këpucët në gozhdë.
Arapi e ka nisur karrierën me moshat e Teutës, për të kaluar më pas te Dinamo ku debutoi në Superiore në sezonin 2002-2003.
Mbrojtësi fitoi 6 tituj kampionë radhazi me Skënderbeun, si dhe një me Teutën si kapiten.
Pas një periudhe 3-vjeçare bashkëpunimi, klubi dhe Renato Arapi, i kanë thënë mirupafshim njëri-tjetrit duke i lënë një dere të hapur për të ardhmen. Arapi fitoi gjithçka me skuadrën e tij të zemrës, titullin kampion, Kupën e Shqipëris, si dhe Superkupën.
Kontributi i madh i Renatos për klubin dhe fanellën e klubit të vendlindjes do kujtohet përgjithmonë. Në historinë e KF Teuta, emri i tij do ketë një vend të veçantë. Faleminderit kapitenit! Shumë suksese në vazhdim. /KFTEUTA/
Leave us a reply