No image

Presidenti Edmond Hasanbelli shkruan historinë me Teutën në ndeshjen kundër Kukësit në “Kukës Arena”. 

Numri një i klubit regjistroi shifrën jubilare 1000 ndeshje në krye të Teutës. 1000 sfida, 1000 emocione!

Kjo shifër unike për futbollin tonë mori më tepër vlera, pasi Teuta mori pasimin për në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, me rezultatin e përgjithshëm 3-2.

Stacioni “1000”,  tregon dashurinë e tij për këtë fanellë. Gjatë “mbretërimit” të Edmond Hasanbelli, Teuta ka njohur vetëm suksese.

Veçanërisht në dekadën e fundit, duke fituar çdo trofe të mundshëm, pa harruar edhe kualifikimet e bujshme në kompeticionet europiane.

Edmond Hasanbelli është i vetmi president në Superiore, që ka qëndruar kaq gjatë në drejtim të një klubi.

Ai e ka marrë drejtimin e ekipit që nga viti 1999 dhe vazhdon t’i qëndrojë pranë me të njëjtin përkushtim dhe pasion si ditën e parë.

Urime president, me ty jemi më të fortë! Forca Teuta!!!

Share Now

About Author

Related Post

Leave us a reply