Pas 27 vitesh pritje të gjatë, Teuta shpallet kampione e Shqipërisë dhe përsërit suksesin e vitit të largët 1994.
Një sukses i jashtëzakonshëm, që në Durrës e kanë pritur gjatë, e në veçanti presidenti Edmond Hasanbelliu, që prej 22 vitesh investon në klubin durrsak.
Pas këtij suksesi, protagonistët treguan emocionet e tyre në një intervistë për Ora News.
Teuta arriti majën duke bërë që e gjithë Shqipëria e më gjerë të flasë për heronjtë e detit që impresionuan dhe dominuan në futbollin kombëtar.
Lojtarë, trajnerë dhe stafi shpërthyen në festë e lot për ecurinë e jashtëzakonshme të këtyre djemve që derdhën shumë djersë për të varur në gjoks medaljet e kampionëve të Shqipërisë. /KFTEUA/
Leave us a reply