No image

Teuta zhvilloi një paraqitje pozitive në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës, duke mundur Kukësin me rezultatin 1-0, dhe rezervoi vendin në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.

Protagonisti absolut i ndeshjes ishte mesfushori Emiljano Vila, i cili zhbllokoi lojën në minutën e 10’.

Todorovski fiton duelin me kundërshtarin dhe kroson bukur në zonë, aty Vila me kokë gjuan dhe e dërgon topin në rrjetë.

1-0 dhe festa ishte e gjithë për “Djemtë e Detit”, që administruan rezultatin dhe shkuan në pushimin mes pjesëve në epërsi.

May be an image of 2 njerëz, people standing dhe bar

Në pjesën e dytë Kukësi sulmoi më tepër në kërkim të barazimit, por Teuta u mbrojt mirë duke lënë pak hapësirë dhe provoj të gjente golin e dytë, i cili do t’i jepte më tepër qetësisë.

Gjithsesi pavarësisht disa aksioneve të rrezikshme sifda përfundoi me fitoren 1-0 të Teutës, që arriti një fitore karakterit përballë një kundërshtari të vështirë. /KFTEUTA/

 

Share Now

About Author

Related Post

Leave us a reply